Lajme

Kurti e Vitia takojnë kryesindikalisten e shëndetësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, takuan kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se u fol për rëndësinë e dialogut social mes qeverisë e sindikatave, por edhe për kontratën kolektive.

“Kryeministri Kurti foli edhe për Ligjin e Pagave që tashmë ka disa muaj që është në fuqi dhe i cili Ligj ka siguruar mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë paga më të dinjitetshme, teksa mjeku specialist në Kosovë me këtë ligj ka një nga pagat më të larta në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

/Shqip.com