Lajme

Kurti e takon dhe falenderon Latifin, emëron Dafina Gexhën si ushtruese të detyrës së ministres

Kryeministri Kurti sot gjatë ditës ka takuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë. Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e kryeministrit Kurti.

Tutje, në njoftim shkruhet se edhe ish-ministri, Rifat Latifi ka shprehur gatishmërinë e tij të vazhdoj me mbështetjen si profesionist, akademik e qytetar.

Pas takimit, kryeministri Kurti ka njoftuar për vendimin e tij të fundit.

Dafina Gexha – Bunjaku është emëruar si ushtruese e detyrës së ministres, deri në një vendim të ri.

Kujtojmë se dje gjatë ditës, Rifat Latifi e kishte dorëzuar letrën e dorëheqjes nga pozita e ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë./Shqip.com

/Shqip.com