Kurti e quajti Sekretarin amerikan të Shtetit “naiv”, reagon ish-deputeti i VV-së

Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e para disa kohësh, drejtuar sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken.
Krasniqi ka theksuar se kjo deklaratë është e pafalshme dhe në të njëjtën kohë ka karakterizuar Kurtin si një “psikopat”.
“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e kryeministrit, Abin Kurti drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ish-deputetin e VV-së, Florin Krasniqin është e “pafalshme”.
Krasniqi në “Debat Plus” duke komentuar këtë deklaratë të Kurtit drejtuar Blinkenit ka thesar se “një psikopat i Kosovës nuk e bën Sekretarin e shtetit naiv”.
“Ai i ka thënë, por, ajo nuk ë bën. Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati. Nuk e bën një psikopat i Kosovës Sekretarin e shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdojë me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose jo aftësinë prej pozitës të kryeministrit të Kosovës me quajt Sekretarin e shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovës. Në njërën anë prej show-ve të natës është komedi, por, realitetin politik është tragjik. Nuk mundet kryeministri i Kovës në asnjë rrethanë tu e marrë parasysh historinë 25 vjeçare të Kosovës, edhe kontributin tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pa marrë parasysh rrethanat me quajt naiv është e pafalshme”, ka thënë Krasniqi.
/Shqip.com