Lajme

Kurti e Osmani marrin pjesë në edicionin e javës së zhvillimit të qëndrueshëm

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Instituti për Politika Zhvillimore( INDEP) pritet që nesër të organizojë edicionin e pestë të javës për zhvillim të qëndrueshëm.

Ky edicion nis nga nesër dhe pritet të zgjasë deri me 10 qershor.

Në ditën e parë, të pranishëm dhe fjalime do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Pjesë e këtij organizimi pritet të jetë edhe  ministrja Artane Rizvanolli, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog.

“Kjo ngjarje mbetet ngjarja më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon. KSDË 2022 organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF)”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Tema e sivjetme e KSDË do të jetë agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor,  ky organizim do të mbahet në  Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë, në Prizren./Shqip.com