Lajme

Kurti: E kemi bezdi fusnotën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës thotë se e kanë bezdi kur përdoret fusnota për Kosovën nëpër forume ndërkombëtare.

Por, së fundi, Kosova me fusnotë është është paraqitur në raportin “Promovimi i demokracisë lokale”.

“Ne e dina se në forumet e ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane e kemi bezdi fusnotën, këtë asterisk që i vishet emërtimit të vendit tonë. Po ashtu e dimë se është një trashëgimi e hidhur nga qeveritë e mëhershme, por më lejoni të shpreh pakënaqësi në mënyrën e përdorimit të asteriskut sepse kjo nuk reflekton realitetin e një Kosove të pavarur dhe evropiane, të njohur nga shumica e shtetit të Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti gjatë një aktiviteti për demokracinë lokale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai theksoi se fusnota është një marrëveshje të cilën ai e ka trashëguar nga politika.

“Por as edhe të marrëveshjes së trashëguar nga dialogu në Bruksel për përfaqësimin rajonal. Në raport asterisk është përdorur sa herë është përdorur emërtimi Kosovo, ndërsa ka vetëm një referencë në fillim të raportit ku e shpjegon asterisk e cila është ndryshe prej çdo reference tjetër që kemi hasur. Kjo është më e rëndë, pasi po ndodh në Kosovë dhe jo diku në arenën ndërkombëtare. Besoj se ky keq citim dhe keqpërdorim duhet adresuar dhe përmirësuar”, tha Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për demokracinë lokale si një element i një rëndësie jetike për demokracinë në përgjithësi.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se është rritur vëmëndja në çështjen e demokracisë lokale. /SHQIP.COM.