Lajme

Kurti duhet të kemi kujdes me deklarata para marrëveshjes për energjinë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës ka folur për marrëveshjen për energjinë elektrike midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë konferencë për media ku është diskutuar për Komisionin e Venecias, Kurti ka folur edhe për marrëveshjen për energjinë elektrike.

Ai ka thënë se duhet të ketë kujdes në deklarata deri në arritjes e marrëveshjes me Serbinë.

“Ditët e javës së ardhshme janë vendimtare për të parë a do bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi kujdes që as me hamendësime e as me çerek të vërteta të mos e dëmtojnë procesin në ditët në vijim sepse po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshje afër së cilës jemi”.

Kurti shtoi se marrëveshja për energjinë nuk lidhet me liberalizimin e vizave, kurse për këtë proces tha se Kosova i ka përmbushur 95 nga kërkesat e BE-së qysh më herët.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruhet javën e ardhëshme./Shqip.com