Lajme

Kurti: Diaspora është pjesë përbërëse e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Vjenë. Gjatë qëndrimit në Vjenë ai ka zhvilluar edhe takim me mërgimtarët të cilët jetojnë në atë vend.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti është shprehur se Diaspora është pjesë përbërëse e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit.

“Kryeministri i falënderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe të gjithë diasporën për angazhimin e palodhshëm dhe kontributin e vazhdueshëm. Ai u shpreh se diaspora është pjesë përbërëse e së kaluarës, tashmes dhe të ardhmes së vendit, dhe i ftoi që së bashku me partnerët e tyre të biznesit të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se javën që lëmë pas u lansua Programi për Diplomaci Qytetare nëpërmjet të cilit 10 profesionistë të rinj të përzgjedhur nga diaspora, për 6 muaj do të angazhohen në projekte të ndryshme të MPJD-së, me qëllim rritjen e përfshirjes së diasporës në diplomaci publike.

 

/Shqip.com