Lajme

Kurti: Diaspora është pasuri e çmuar, me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund padrejtësisë

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se diaspora luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillim dhe se mbetet burimi kryesor në këtë drejtim.

Ai këto komente i bëri në konferencën “Diaspora Flet”, duke shtuar se diaspora është pasuri e çmuar e popullit tonë.

Prandaj, sipas tij, po punohet që të rritet roli i tyre në vendimmarrje. Kurti shtoi se me Ligjin e ri për zgjedhjet do t’i jepet fund një padrejtësie të kamotshme ndaj diasporës.

Kreu i ekzekutivi sqaroi se me ndryshimet e bërë në ligj, ambasadat e konsullatat do të shndërrohen në qendra të votimit.

Ai ka premtuar fond për diasporën, si dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe, që tha se do të bëhen bashkë më Shqipërinë.

“Me Ligin e ri për zgjedhjet po i japim fund një padrejtësie ndaj mërgatës. Ajo do të ketë lehtësim real, ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programin për të lidhur diasporën me vendlindjen. Më Shqipërinë po punohet për mësimin plotësues, sidomos për librat që të ruajmë gjuhë te diaspora.

Po dizajnojmë një fond për diasporën, mundësi e mirë është kjo me të gjitha shoqatat institute për të adresuar sfidat… të mos asimilohen dhe të integrohen përmes mos-harrimit të gjuhës”, tha Kurti.

Kjo konferencë është organizuar nga “GERMIN” për tri ditë me radhë më 18, 19 dhe 20 maj.

Po ashtu, gjatë ditës do të zhvillohen edhe panelet: Angazhimi i Diasporës për Zhvillim dhe OriginaAL: Programi që synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë ku do për fund do të ketë darkë me muzikë shqiptare tradicionale instrumentale për mundësi të rrjetëzimit me të gjithë mysafirët dhe pjesëmarrësit e Diaspora Flet.

/Shqip.com