Lajme

Kurti: Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparentë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Kurti që prej kohës kur ka nisur dialogu me Serbinë, procesi ka qenë gjithmonë transparentë.

“Jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri ndaj partive opozitare dhe kemi treguar kujdes që të mos dëmtohet procesi dhe as interesat tona”, është shprehur Kurti.

“Pas çdo takimi publiku është njoftuar për qëndrimet dhe propozimet tona”.

Sa i përket çështjes së Asosacionit të Komunave Serbe, Kurti është shprehur se përgjigja e tij tashmë dihet tash e nëntë vite.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi nuk është pajtuar me këtë.

“Besoj që qëndrimi jonë ka qenë i drejtë, është mirë që të bisedoni me kryetarët e subjekteve tuaja dhe ta kuptoni se sa transparent është dialogu me Serbinë” ka thënë Kurti.

Ndërsa në anën tjetër Musliu është shprehur se çështja e dialogut duhet të diskutohet në Kuvend e jo që deputetët të mësojnë nga ana e kryetarëve të subjekteve të tyre për dialogun me Serbinë.

/Shqip.com