Lajme

Kurti dhe Rizvanolli mbajnë konferencë flasin për marrëveshjen me MCC-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë ditës së sotme pritet të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit konferenca pritet të mbahet në ora 12:00. Në këtë konferencë të dy pritet të flasin për marrëveshjen me MCC-në.

Konferenca pritet të mbahet në sallën e konferencave në Ministrinë e Ekonomisë.

Ditë më parë Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në ceremoninë e Kongresit amerikan kanë nënshkruar marrëveshjen e programit Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Marrëveshja pritet t’i sjellë Kosovës mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në sektorin e energjisë./Shqip.com