Kurti dhe Rama reagojnë pas fitores së Florian Markut
Publikuar:
(03.04.2022 11:21:04)

Mbrëmjen e së shtunes Florian Marku arriti të mposht anglezin Chris Jenkins me nokaut.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Newcastle Utilita Arena” – “The Albanian King ” mbrojti titullin e kampionit.
Triumfi i tij u përçua me mijëra mesazhe në mbështetje të 29 vjeçarit, përfshirë këtu edhe dy kryeministrat shqiptar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se Floriani po na bën krenarë të gjithëve.
Mbështejte i dha edhe kryeministri Edi Rama.
Ai uroi kampionin në një postim në Facebook.
View this post on Instagram
Marku, pas ndeshjes në inervistë për Sky Sports falënderoi të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë. /Shqip.com