Lajme

Kurti dhe Nagavci vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” të Podujevës

Shirit/ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë të Podujevës.

Bashkë më të ishte edhe kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi, i cili tha se ky objekt do të krijojë kushtet që të ngritët cilësia në arsim.

“Besoj që ky objekt do të krijojë kushtet optimale që nxënësit të kryen mësimin me rregull. Objekti do të jetë dy kate dhe do ti bashkëngjitët edhe palestra sportive që do të shfrytëzojnë nxënësit e këtij fshati”.

Kjo është hera e parë që Kurti e vë gurthemelin e një objekti prej se është kryeministër në mandatin e tij të dytë.

Më pas ai bashkë me ministren e Arsimit do ta bëjë përurimin e sallës së edukatës fizike të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe përurimin e objektit të paraleles së ndarë të kësaj shkolle në fshatin Batllavë të Podujevës./SHQIP.com