Ekonomi

Kurti dhe Aliu nesër bashkë në terren për të shënuar fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Për rreth 15 vjet, projekti u përcoll me probleme. Një segment prej rreth dhjetë kilometrash, nga gjithsej 40 sosh, ende ka mbetur pa u përfunduar.
Për rreth 15 vjet, projekti u përcoll me probleme. Një segment prej rreth dhjetë kilometrash, nga gjithsej 40 sosh, ende ka mbetur pa u përfunduar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të jenë në terren.

Bëhet fjalë për fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Foto nga arkiva

“Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ” Zgjerimi i Rrugës Nacionale  M2″,   të rrugës  Prishtinë – Mitrovicë ,  organizuar  nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë  z.Liburn Aliu – Minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.

/Shqip.com