Lajme

Kurti: Çmimi tavan për naftën ka dhënë rezultate

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti tha se çmimi tavan për naftën ka dhënë rezultate.

Kurti po ashtu ka folur edhe për propozimin e ri për punësim, ku së paku do të ketë nga një të punësuar për familje.

“Çmimi tavan për naftën ka dhanë rezultate, dhe ne duhet tash prej organeve që i kemi shtetërore e disa janë edhe agjenci të pavarura por edhe prej zyrtarëve dhe ekspertëve që i kemi nëpër ministri tona që ta gjejmë mënyrën më të mirë që edhe mos ta shkelim ligjin edhe kushtetutshmërinë por në anën tjetër të iu dalim në ndihmë sa më shumë qytetarëve. Kemi deficit tregtar si shtet, ne importojmë mallra por edhe importojmë inflacionin, ndërkaq në anën tjetër, duhet të bëjmë çmos që popullsia jonë të jetë sa ma aktive pikërisht duke u punësuar sa më shumë që ne arrijmë të bëjmë këtë gjë”, ka thënë kryeministri Kurti

Kurti ka thënë se tashmë po diskuton me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati për masat ndaj shtrenjtimit të produkteve esenciale.

“Ministrat Murati dhe Hajdari, unë si kryeministër, jemi në komunikim të vazhdueshëm që të sjellim masa që e ndihmojnë më së shumti qytetarin, por pa e shkelë as kushtetutshmërinë, e as ligjin. Këto do t’i shihni ditëve në vijim, por ju e keni parë që ka dhënë rezultate çmimi tavan për naftën”, tha Kurti.

Organet shtetërore dhe ekspertët po provojnë ta gjejnë mënyrën më të mirë që edhe të mos e shkelim ligjin, edhe t’u ndihmojmë qytetarëve, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com