Lajme

Kurti kërkon dënimin e shteteve bashkëpunuese me Rusinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas rritjes së sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se cilido shtet që bashkëpunon me Rusinë, do ketë po aq pasoja sa Kremlini.

“I bashkohem SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tanë të tjerë, në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj” ka shkruar Kurti në Twitter.

Ukraina po vazhdon edhe sot të përballet me sulme nga Rusia, e cila është akuzuar për përdorimin e dronëve iranian.

Deri më tani janë raportuar 18 të vdekur dhe mbi 80 të lënduar.

/Shqip.com