Ekonomi Biznes

Kurti: Bizneset e vogla e të mesme janë në fokus të qeverisë sonë

Vizitën e radhës në bizneset në vend, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e zhvilloi në fabrikën “Top Soft Papers” në Llapllasellë të Komunës së Graçanicës, me pronar Burim Karaqicën.

Kryeministri Kurti tha se ishte nder që bashkë me ministrin Murati ta vizitojnë këtë ndërmarrje prodhuese të suksesshme.

Kanë filluar me biznes para gjashtë vjetëve, dy vitet e para tregti dhe mandej e kanë kaluar në prodhimin e letrave pastruese higjienike meqë rast gjithë prodhimin e tyre arrijnë që ta prodhojnë në treg dhe ta shesin. I kanë 24 punëtorë që punojnë në dy ndërrime ndërkaq makineria është me teknologji nga Turqia, Italia e Greqia”, theksoi ai, duke bërë të ditur po ashtu se kjo fabrikë është edhe përfitues të masës 2.1 pra subvencionim i kredisë investuese në shumën e gjithmbarshme prej 450 mijë eurove“, thuhet në komunikatën e Kryeministrit.

Bizneset e vogla e të mesme, sipas kryeministrit, janë në fokus të qeverisë sonë sepse ato janë që e bartin barrën e punësimit më të madh në Republikën e Kosovës në sektorin privat por natyrisht jo vetëm.

Kryeministri shprehu falënderim ndaj pronarit Burim Karaqica për këtë mikpritje të sotme por gjithashtu edhe për shpjegimin e procesit të prodhimit dhe për gatishmërinë e tij që ta rris prodhimin e vetë që i ndihmon edhe atij vetë si ndërmarrës por natyrisht edhe ekonomisë së Kosovës nëpërmjet tatimeve që ia bën këtij biznesi shteti dhe e rrit buxhetin, por siç veçoi ai, gjithashtu edhe nëpërmjet rritjes së punësimit që e zvogëlon barrën sociale për shtetin tonë“, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkaq, ministri Murati tha se “Qeveria është e përkushtuar t’i mbështesë bizneset prodhuese dhe kjo ka qenë edhe qëllimi i masës 2.1. nga e cila ky biznes ka përfituar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Ai shtoi se për të ishte kënaqësi të dëgjojë se i gjithë prodhimi i këtij biznesi plasohet në treg dhe se vetëm është çështje e kapacitetit prodhues për të filluar eksporti sepse kërkesa veçse ekziston“.

Deklarimi i plotë i kryeministrit:

Ndodhemi këtu në fabrikën Top Soft Papers me pronarin Burim Karaqiqën. Patëm nderin që bashkë  me ministrin e Financave, Punës, dhe Transfereve, Hekuran Muratin, të vizitojmë punëtorët pranë makinave në këtë ndërmarrje prodhuese të suksesshme.

Kanë filluar me biznes para gjashtë vjetëve, dy vitet e para tregti dhe mandej e kanë kaluar në prodhimin e letrave pastruese higjienike meqë rast gjithë prodhimin e tyre arrijnë që ta prodhojnë në treg dhe ta shesin. I kanë 24 punëtorë që punojnë në dy ndërrime ndërkaq makineria është me teknologji nga Turqia, Italia e Greqia dhe gjithashtu janë përfitues të masës 2.1 pra subvencionim i kredisë investuese në shumën e gjithmbarshme prej 450 mijë eurove për çfarë 20 për qind në bazë të kësaj mase të pakos për ringjallje ekonomike ka përfituar ky biznes i suksesshëm.

Bizneset e vogla e të mesme janë në fokus të qeverisë sonë sepse ato janë që e bartin barrën e punësimit më të madh në Republikën e Kosovës në sektorin privat por natyrisht jo vetëm. E falënderojmë pronarin Burim Karaqiqa për këtë mikpritje por gjithashtu edhe për shpjegimin e procesit të prodhimit dhe për gatishmërinë e tij që ta rris prodhimin e vetë që i ndihmon edhe atij vetë si ndërmarrës por natyrisht edhe ekonomisë së Kosovës nëpërmjet tatimeve që ia bën këtij biznesi shteti dhe e rrit buxhetin  por gjithashtu edhe nëpërmjet rritjes së punësimit që e zvogëlon barrën sociale për shtetin tonë.

/Shqip.com