Lajme

Kurti, Bislimi dhe Hajdari takojnë delegacionin e kompanisë “LIDL”, zotohen për investime dhe vende të reja pune

Kurti, Rozeta Hajdari dhe Bisnik Bislimi gjate takimit me delegacionin e kompanise "LIDL"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi si dhe ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë takuan delegacionin e kompanisë “LIDL” GmbH & Co KG – si kompani me zingjirin me të madh të dyqaneve ushqimore në botë, të cilët u zotuan për investime në Kosovë si dhe shumë vende pune për të rinjë.

Hajdari, tha se do të mbetën të përkushtuar dhe në dispozicion të investitorëve të LDL për t’ju lehtësuar bërjen e biznesit në Kosovë.

“Ne mbetemi të përkushtuar dhe në dispozicionin e investitorëve LDL, për t’ju lehtësuar hapat e tyre për të bërit biznes në Kosovë, për më shumë vende pune për të rinjtë tanë dhe rritje të cilësisë dhe standardeve të një sërë ushqimesh dhe produktesh të freskëta me cilësi të lartë në tregun vendor dhe në botë”, tha Hajdari.

Ministrja Hajdari ,përmes një statusi në Facebook shkroi se “LIDL” e sheh Kosovën me potencial konkurrues në botë.

“Me delegacionin e kompanisë “LIDL” u përshëndetem me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë”, shkroi Hajdari.

Kurti, Bislimi dhe Rozeta Hajdari gjatë takimit me delegacionin e kompanise “LIDL”

Hajdari njofton që seë bashku me delegacionin “LIDL” kanë vizituar tri lokacione strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kësaj kompanisë  në Kosovë.

“Me delegacionin e kompanisë LIDL, të përbërë nga Maksymilian Braniecki, Kryesues dhe Shef për Evropën Qendrore dhe Lindore në LIDL, Marco Giudici, Drejtor gjeneral i LIDL në Rumani, Tomasz Kuzma, Drejtor per Zgjerim në LIDL, me kolegët e tyre në bordin kryesues Mia Marianne Körkemeyer dhe Moritz Schëab, vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët KIESA , të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “LIDL” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, si potencial i mirë për furnizim për kompaninë ”LIDL” dhe eksporte në botë”.

Përveç Kurtit, Bislimit, Hajdarit dhe delegacionit të kompanisë “LIDL” në takim morën pjesë dhe drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës./Shqip.com