Lajme

Kurti bisedon me përfaqësues të komunitetit turk: Shuma e granteve do të jetë 1.5 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një tryezë me përfaqësuesit e komunitetit turk.

Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti,

“Kemi filluar me një proces vlerësimi i aplikimeve për thirrje është në proces nga komisioni i pavarur dhe do të jetë i gatshëm. 1.5 milionë euro do të jetë shuma për ndarjen e granteve dhe prioritet do të jenë për gratë dhe grupet e marxhinalizuara brenda komunitetit. Fuqizimi i roleve të komuniteteve është një nga prioritetet tona. Ne i shohim këto zyre si hallk kyçe si nevojë të jetës së qytetarëve. Ndër kryesoret është rritja që e dëshmojnë diversitetin. Jemi duke menduar mënyrën më të mirë të këtyre bizneseve pa diskriminuar askënd”, tha Kurti.

Kjo tryezë është organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit./Shqip.com