Lajme

Kurti bëri homazhe tek memoriali “Heroinat”: Jemi gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka bërë homazhe tek memoriali “Heroinat” në mëngjesin e së dielës.

Kurti me këtë rast ka folur për rolin dhe kontributin e gjinisë femrore në të gjitha proceset historike dhe më gjerë.

Kurti tek sa foli për rolin e gruas në shoqëri e ka vlerësuar lartë guximin, qëndrueshmërinë dhe virtytet e në histori.

“Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka deklaruar se duhet t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri,

“Edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje shtoi se ky është një çmim shumë i madh dhe i padrejtë që ka paguar populli i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Memoriali i “Heroinat” është një skulpturë tipografike. Ky memorial u zbulua më 12 qershor 2015, në Ditën e Çlirimit të Kosovës. Monumenti fokusohej në krijimin e një fytyre përfaqësuese të grave kosovare.

Memoriali “Heroinat” – Prishtinë

Memoriali “Heroinat”, përshkruan një grua shqiptare duke përdorur 20,000 kunja. Çdo gjilpërë përfaqëson një grua të përdhunuar gjatë Luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 1999. Kunjat janë në lartësi të ndryshme, duke krijuar një portret në reliev.