Lajme

Kurti bën homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës

Kryeministri i Kosovës gjatë ditës së sotme pas mbledhjes midis dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka qëndruar për vizitë në qytetin e Kukësit.

Në këtë vizitë ai bëri fillimisht homazhe tek varri i Hasan Prishtinës e më pas zhvilloi takim edhe me kryetarin e Bashkësisë së Kukësit.

“Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi”, thuhet në njoftim.

Foto në Bashkësinë e Kukësit

Po ashtu është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.  ​

/Shqip.com