Kurti: Asociacioni është e vetmja marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Kurti ka thënë se Asociacioni është e vetmja marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtare që Asociacioni ashtu siç është nënshkruar më datën 19 prill 2013-ës, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti.
Më tutje Kurti ka thënë se plani i ashtuquajtur franko-gjerman, duhet të ketë njohjen reciproke në qendër.
“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier nuk ka pranuar që ti komentojë zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në momentin që ai është pyetur për zhvillimet e fundit ka thënë se për këtë do të flaës javën e ardhshme.
“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme” – është përgjigjur shkurt Hovenier.
Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.
/Shqip.com