Lajme

Kurti: Asociacion një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike nuk mund të ketë

Asociacion një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumë etnike nuk mund të ketë

Kështu ka deklaruar gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës kur është pyetur përsëri për qëndrimin e tij lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ne e kemi një Asociacion dhe ai është Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka shtuar më tutje Kurti.

“Edhe si aktivist politik edhe si deputet opozitar por edhe si kryeministër i vendit jam angazhuar për të afirmuar të drejtat e të gjitha pakicave, pra kërkesat dhe nevojat e qytetarëve serbe unë i plotësojë por nuk mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në 99-të por ajo duket të na kopenzojë neve”, ka thënë Kurti.

Kurti është pyetur nëse zgjedhjet e përgjithshme i sheh si një llojë referendumi lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Zgjedhje në vitin 2022 ka pasur në VV, në 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare e lokale, nuk mund te vendos Serbia për Kosovën, së shpejti e kremtojmë 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe jemi krenar me të arriturat” ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje një etnike le ta provojnë njëherë në shtëpinë e saj.

Po ashtu Kurti ka thënë se ai është i hapur për diskutime por që duhet të respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.

Ai ka thënë se qytetarët e ka votuar që marrëveshja me Serbinë ta ketë njohjen reciproke në qendër.

/Shqip.com