Lajme

Kurti: 60% e popullatës mbi moshën 16 vjeç tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

60% e popullatës mbi moshën 16 vjeç tashmë janë vaksinuar kundër Coronavirusi dhe është duke vazhduar vaksinimi me dozën përforcuese.

Këto deklarata i bëri Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një takimi me deputetet e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër.

Deputeti gjerman Petry e ka falënderuar Kurtin për takimin ku edhe është shprehur i gëzuar që Kosova është rreshtuar me shtetet që shkojnë drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deputetët gjerman, Christian Petry dhe Boris Mijatović

Nga ana tjetër Kurti ka falënderuar Petry për mbështetjen e vazhdueshme që nga viti 2019

Deputetët gjerman u interesuan për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje.

Kurti gjithashtu theksoi se shpreson që Kancelari Scholz e rikthen Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në Bashkimin Evropian.

Ai ndër të tjera ka theksur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë të drejtësisë dhe qeverisje të mirë.

Dhe sipas tij duke u mbështetur në të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës, rritja ekonomike është 9.9%, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë.

“Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar. Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, ka deklaruar Kryeministri Kurti.

Petru dhe Mijatovic në fund të takimit janë shprehur se tek politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, ku premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta./Shqip.com