Lajme

Kurti: 255 milionë euro janë ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

255.2 milionë euro janë ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal.

Kështu ka deklaruar, kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një mbledhje me kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të Kosovës.

“Kemi rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet të ndarë nga niveli qendror për nivelin komunal. E në këtë Komision miratuam edhe politika të reja si angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, rritjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, shtimin e 30 profesionistëve të TI-së, shtimin e 299 profesionistëve në shëndetësinë primare dhe mundësimin e realizimit të vizitave për gra shtatzëna e fëmijë dhe persona në kujdesin paliativ”, ka shkruar Kurti.

Fotografi nga takimi

Kurti tutje në Facebook ka shkruar se në Prevallë kanë diskutuar për dy sesione, për të drejtat dhe drejtësinë, tjetri për ekonominë dhe financat.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë dëgjuar me vëmendje krerët e komunave dhe kanë regjistruar me kujdes çështjet, kërkesat dhe nevojat e tyre./Shqip.com

Fotografi nga takimi