Lajme

“Kurti 2” mbush 1 vjet e gjysmë qeverisje, Kurti numëron të arriturat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin ka mbushur 1 vjet e gjysmë qeverisje.

Kështu ka bërë të ditur vetë kryeministrin Kurti ku ka numëruar të arriturat e qeverisjes së tij.

“Të dashur qytetarë, Sot u bënë një vit e gjysmë të qeverisjes sonë. Përkundër krizave globale shëndetësore dhe energjetike, vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7% që është edhe rritja më e madhe në rajon. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike” ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti ka thënë se të hyrat e Doganës dhe ATK-së gjatë 1 vjeti e gjysmë janë rritur për 30 %

“Të hyrat e Doganës dhe ATK-së janë rritur për 30.8% dhe 28%, respektivisht, dmth. të dyja gati trefish më shumë se rritja e Bruto Produktit Vendor. Të hyrat e ATK-së për periudhën janar-gusht 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021, janë 22.2% më të larta”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur po ashtu se gjatë kësaj periudhe është luftuar krimin dhe kontrabanda në gjithë territorin e vendit.

“Pritjet tuaja janë të mëdha, sepse ndryshimi që na duhet është i madh. Por ashtu siç dëshmuam me 14 shkurt të vitit të kaluar, ndryshimi është i mundur vetëm kur secili jep kontributin që i takon sepse Kosova është shteti e vendi ynë i përbashkët” ka thënë Kurti.

Për progresin që kërkojmë e për Kosovën që ëndërrojmë duhet të punojmë të gjithë pa dallim e me qëllimet më fisnike, të ardhmen e mirë e kemi përpara nesh, ka bërë të ditur Kurti./Shqip.com