Sport Shqiptar

Kursi për trajnerë mbahet nga 2 deri më 7 korrik

Nga 2 deri më 7 korrik do të mbahet Kursi Teknik i FIBA-s, Niveli 1.

Ky është kursi i katërt që mbahet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në këtë kurs do të ligjërojë Instruktori i FIBA-s, z. Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit, njofton FBK.

Kursi do të mbahet në “ISP Marigona”, ndërsa do të marrin pjesë 15 trajnerë vendorë, të cilët në fund do t’i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

/Shqip.com