Lajme

Kur pritet të dalin 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit privat, tregon Murati

Sot në një konferencë për media, Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati ka bërë të ditur se javën tjetër do të krijohet një komision që do të merret me vlerësimin e aplikacioneve për aplikuesit e sektorit privat.

‘’Sa i përket pagave të sektorit privat, Murati ka thënë se do të formohet komision lidhur me shqyrtimin e kërkesave për aplikuesit që kanë aplikuar për sektorin privat’’ ka thënë Murati.

Disa javë me herët Qeveria e Kosovës morri vendim që të dhurojë 100 euro shtesë për disa kategori.

Në mesin e kategorive që pritet të marrin shtesën prej 100 eurove është edhe sektori i punëtorëve.

Në sektorin privat janë rreth 300, 000 mijë punëtorë të cilët do të përfitojnë nga kjo mbështetje.

Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Nga ky përfitim do të përjashtohen të gjithë ata që janë në pozita drejtuese të niveleve qeverisëse, si dhe të gjithë ata që kanë paga mbi 1,000 euro./Shqip.com