Sport Ndërkombëtar

Të dielën përballja e parë për vitin 2023 midis Real Madrid e Barcelonës

Ndeshja midis Real Madrid dhe Barcelonës padyshim është njëra ndër ndeshjet që më së shumti e presin adhuruesit e futbollit gjithandej globit.

Të dy ekipet do të përballen në mes veti këtë të diele që do të jetë përballja e parë e tyre për vitin 2023.

Real Madrid dhe Barcelona do të luftojnë për të fituar finalen e Super kupës së Spanjës që pritet të zhvillohet të dielën në Arabinë Saudite.

Të dielën me fillim nga ora 20:00, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në “King Fahd International Stadium” të Riyadh.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes tyre përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 3:1, në kuadër të La Ligas.

/Shqip.com