Rozë

Kur do ta shohim Dojnën sërish në ekran?

Donja Mema

Dojna Mema po vazhdon që të jetë një ndër moderatorët më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është larguar në gusht të këtij viti nga ekrani, pasi është bërë nënë për herë të parë.

Shpesh ajo ka deklaruar se këtë kohë do t’ia dedikojë plotësisht vogëlushit të saj, teksa të gjithë pyesin kur do rikthehet në ekran. Së fundmi në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ajo ka zbuluar se do të rikthehet javën e ardhshme me një surprizë.

“Kam një surprizë, do shihemi javës tjetër, se ku do ua them javës tjetër”, ka thënë Dojna.

Ndryshe, ajo këtë vit ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë.

/Shqip.com