Sport Shqiptar

“Kuqezinjtë e Jakovës” me mesazh të fortë për shqiptarin që vdiq në burgjet e Serbisë, Artan Zymberaj

Artan Zymberaj, shtetas norvegjez me prejardhje nga Kosova, ka vdekur në një burg në Serbi më 27 nëntor të këtij viti.

Mediat në Kosovë, ditëve të fundit, kanë raportuar se familjarë të të ndjerit kanë shprehur dyshime se Zymberi, 28 vjeç, mund të jetë vrarë shkaku i disa tatuazheve në trup, si ato me figurën e Adem Jasharit – i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë më 1998 – shqiponjës dhe emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndeshjen e ditës së sotme Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi në kuadër të Superkupës së Kosovës në basketboll, tifozët e Vëllaznimit “Kuqezinjtë e Jakovës” i kanë kushtuar një baner me mesazh të fortë Artan Zymberajt në të cilin shkruhej: Artan Zymbraj pusho i qetë, herët a vonë, gjakun kemi me ta nxjerr”, shkruan Shqip.com.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë e Serbisë njoftoi se nga 3 shkurti i këtij viti, Zymberi ishte duke vuajtur dënimin me burg në Sremska Mitrovicë, me kohëzgjatje prej tre vjetësh e tetë muajsh, për siç thuhet veprat penale: prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve.

/Shqip.com