Lajme

Kupina publikon shpenzimet e Presidencës: Në vazhdimësi ka interes të madh për shpenzimet e presidentes

Presidenca e Kosovës.
Presidenca e Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar shpenzimet e Presidencës gjatë vitit 2021, përcjell Shqip.com.

Sipas të dhënave, Osmani ka harxhuar vetëm dy mijë e 714 euro për dreka dhe darka zyrtare gjatë vitit 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Kupina thotë se në vazhdimësi ka interes të madh për shpenizmet e presidentes.

“Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve”, ka shkruar Kupina.

Tutje, në bazë të të dhënave të publikuara, shihet se gjatë 2021-ës, presidentja ka shpenzuar 26 mijë e 172 euro për akomodim 35 mijë e 863 euro për udhëtim, jashtë vendit.

“Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ulje drastike shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë”, shkroi ndër tjerash ai./SHQIP.com