Sport Shqiptar

Kupa e Kosovës: Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar datën e hedhjes së shortit

Federata e Futbollit të Kosovës e zbuluar datën e hedhjes së shortit për garën e Kupës së Kosovës, transmeton Shqip.com.

Ata e kanë bërë të ditur që ai do të mbahet të premten në zyrat e FFK-së.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes emailit ka shtuar se tërheqja e shortit do të bëhet në ora 13:00.

Aty do të zbulohen kundërshtarët e fazës së 1/16 së Kupës së Kosovës.

Llapi është fitues momental i Kupës së Kosovës.  

/Shqip.com