Sport Shqiptar

“Kupa e befasive” – Ramiz Sadiku në gjysmëfinale

Ramiz Sadiku - kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ramiz Sadiku është skuadra e vetme nga Liga e Parë – që e siguron biletën për në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar sot – ndaj Keku-t, Ramiz Sadiku triumfoi me rezultat 2-1 – për të avancuar tutje.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Guri Hana – kur po zhvillohej minuta e tretë.

U prit një përgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.

Teksa – vendasit shënuan edhe një herë – me anë të Armend Misinit – në minutën e 47-të.

Kupa e Kosovës: Nesër zbulohen çiftet e së tetës së finales të Kupës së  Kosovës - Insporti
Trofeu – Kupa e Kosovës

Skuadra e udhëhequr nga Faruk Statovci – u orvat me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin – ama nuk e arriti dot.

Kurse – në minutën e 57-të e shënuan golin e nderit – me anë të Meridian Ramadanit.

Deri në fund – shifrat mbeten të njëjta dhe Ramiz Sadiku u kualifikua në gjysmëfinale

Në këtë fazë të Kupës së Kosovës – kanë arritur edhe Drita, Llapi dhe Prishtina.

Fituesi i Kupës – përveç përfitimeve materiale, po ashtu ka edhe dalje në garat evropiane.

Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe në sezonën e kaluar – kur Dukagjini i Klinës arriti deri në finale të këtij kompeticioni. /Shqip.com