Sport Ndërkombëtar

Kumbulla me mesazh për Romën

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Romës, për fat të keq nuk do të jetë i pranishëm në finalen, e cila do të luhet sot në mbrëmje mes Sevillës dhe Romës, për trofeun e Europa League.

Dëmtimi dhe më pas operacioni që kreu, ka detyruar që qendërmbrojtësi të qëndrojë të paktën deri në janar të vitit 2024 jashtë fushave.

Gjithsesi, ai nuk e ka harruar klubin kryeqytetas dhe i ka dërguar një mesazh në prag të kësaj përballje e cila do të luhet sot në mbrëmje, në orën 21:00 në stadiumin “Puskas Arena”, në Budapest.

“Kurrë nuk do të jesh vetëm,. Shkojmë në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Prandaj, forca Roma, fito për të gjithë ne”, thuhej në postimin e mbrojtësit 23-vjeçar

/Shqip.com