Sport Ndërkombëtar

Kulusevski po shkëlqen në Londër

Dejan Kulusevski

Dejak Kulusevski po shkëlqen me fanellën e Tottenham Hotspur.

Huazimi nga Juventusi – në ishull – ka dalur të jetë një zgjedhje e mençur.

I lumtur me formën që po kalon është edhe vet futbollisti – i cili nuk ka kursyer lavdatat dhe falenderimet për trajnerin, Antonio Conte.

“Nuk isha i lumtur në Juventus, kështu që bashkimi me Tottenham ishte një zgjedhje e shkëlqyer për mua. Jam shumë i lumtur që punoj nën Conte”, tha ai për “La Gezzeta dello Sport”.

Teksa, shtoi se “më besoni, nuk kam parë askënd në jetën time të motivuar si Antonio Conte. Fjalët e tij hyjnë në zemrën tuaj”.

Kulusevski ka zhvilluar shtatë paraqitje në këë sezon, teksa është autor i pesë golave dhe tetë asistimeve.

Formë të lartë tregoi edhe në gjysmësezonin e kaluar – duke shënuar pesë gola e asistuar tetë herë.

Ai është në formë huazimi te Spurs – deri në fund të sezonit 2022/2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 50 milionë euro.

Sa i përket formës ekipore – Tottenhami gjendet në pozitën e tretë të Premierligës – me 17-të pikë të grumbulluara – njëjtë sa Manchester City i vendit të dytë – dhe një më pak se Arsenali që është lider./Shqip.com

Tabela e Premierligës