Kulturë

Kultura rome prezantohet në ‘Manifesta 14 Prishtina”

Biblioteka RomaMoMA, do të jetë pjesë në festivalin ‘Manifesta 14’, përmes artit e kulturës.

Qëndrimi i bibliotekës, RomaMoMa, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, shoqërohet nga Farije Mehmeti, një artiste e njohur për portretet shumëngjyrëshe të grave rome.

Sipas “Manifesta 14”, biblioteka përbëhet nga 150 libra artistik dhe kulturor mbi trashëgiminë letrare bashkëkohore Rome, ndërkaq rritja e koleksioni i bibliotekës e pasqyron trashëgimin rome ndërkohë merr në pyetje kritike dhunën dhe shtypjen ndaj Romëve në Evropë.

Veprat e artistes Mehmeti, sipas njoftimit janë frymëzim nga heroinat në përditshmëri, ndonëse shpesh te pikturuara nga imagjinata e saj.

“Të fotografuara mbi sfondet vibrante dhe të veshura me pëlhura dhe bizhuteri tradicionale rome, vështrimi i femrave bie direkt tek shikuesi. Të forta dhe te sigurta në vetvete, ato nderojnë të shkuarën, ndërkohë fiksojnë vështrimin me vendosmëri drejt së ardhmes. Në këtë rast, biblioteka aktivizohet përmes Adjacent, një pajisje celulare konceptuar për RomaMoMa nga artisti Daniel Baker”, thuhet në njoftimin e Manifestës.

Eventi pritet të filloj të enjten me fillim nga ora 17:00

Biblioteka RomaMoMa, është krijuar në vitin 2021, për të përkujtuar 50- vjetorin e Kongresit te Parë Botëror të Romëve.