Lajme

Kullat e Jasharajve, edhe pas 23 vjetësh, vazhdojnë të jenë të parinovuara

Kullat e Jasharajve
Kullat e Jasharajve

Kullat e Jasharajve, që bënë kthesën e madhe historike, edhe pas 23 vjetësh, vazhdojnë të jenë të dëmtuara shumë e të parenovuara asnjëherë, megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë si letërnjoftim i luftës për liri.

Vizitorët shprehen të zhgënjyer me mosrenovimin e këtij kompleksi. Por, nga Ministria e Kulturës thonë se tashmë është ngritur juria vlerësuese për t`i shqyrtuar propozimet që kanë ardhur nga tri studio projektuese prestigjioze evropiane për projektin përfundimtar për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” prej 450 hektarësh.

Është vendi ku ndryshoi rrjedha e historisë së Republikës.

Si vendi më i vizituar nga të gjitha territoret mbarë shqiptare, Kullat e Jasharajve në Prekaz nga ajo që duket, nuk mund të qëndrojnë edhe gjatë në këmbë.

Rreth 15 milion persona nga e gjithë bota që nga paslufta kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ne mesin e tyre edhe ‘Kullat e Rezitencës’ në të cilat u flijua një familje e tërë për ndryshime e historisë së Kosovës. Por, dy dekada pas luftës, Kullat e Jasharajve nuk janë në gjendje më të mirë të mundshme.

Mure të dëmtuara që në vete bartin themele e shtetit të Kosovës rrezikojnë të shemben e historia e lirisë të zhduket.

Ky vend historik në shi e në borë mirëpret vizitorë. Të tillë ishin edhe një grup që kishin ardhur nga Presheva. Madje njëri prej tyre kishte qenë në shtator të 99-ës, dhe që nga ajo kohë më s`kishte ardhur këtu.

Por dallimi që pa pas 24 vjetësh në Kullat e Jasharajve e mërziti fort.

” Është mëkat të lihet kështu që të mos rindërtohet, konservohet sepse kjo është dëshmi e të kaluarës, do të thotë të harrojmë të kaluarën nuk mundë ta mendojmë të ardhmen…”, tha Shenasi Mehmeti, vizitor nga Presheva, raporton RTK.

Megjithatë, ka shpresë se Kullat e Jasharëve do të vazhdojnë të qëndrojnë në themelet e tyre shumë gjatë.

Kjo pasi Ministria e Kulturës ka njoftuar tashmë është ngritur juria vlerësuese për t`i shqyrtuar propozimet që kanë ardhur nga tri studio projektuese prestigjioze evropiane për projektin përfundimtar për Kompleksin Memorial Adem Jashari prej 450 hektarësh.

” Tash, puna e jurisë konfidenciale aty nuk ndërhyn askush por jemi siguri që anëtarët e jurisë janë profesionit në mënyrë që ta bëjën punën profesionale dhe ligjore dhe shpresojë që shumë shpejt do ta kemi të paktën projektin ideor që ta kemi një vizualizim pas konservimit, por edhe në kuadër të kompleksit memorial…”, tha Hajrullah Çeku, ministër i MKRS-së.

Sipas Çekut, e gjithë procedura do të menaxhohet nga Komiteti Ndërministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të cilit i prin kryeministri Kurti.

/Shqip.com