Lajme

Kuleba dhe Lavrov arrijnë në Turqi për të dialoguar

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka arritur në Turqi ku është pritur nga homologu Mevlyt Çavushoglu.  

Në Turqi ka zbarkuar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov.  Me ndërmjetësimin e shtetit turk do të mbahet një takim ndërmjet ministrit ukrainas dhe ministrit rusë për të dialoguar për gjetjen e një zgjidhje për krizën në Ukrainë. 

Ky është takimi i parë i figurave më të larta të dy shteteve të cilat janë të përfshira në konfliktin e armatosur. 

Autoritetet turke janë shprehur se janë të gatshëm që t’iu ndihmojnë palëve për gjetjen e një kompromisi për t’i dhënë fund luftës.

Raportohet se deri tani janë vrarë rreth 5 mijë forca ruse në Ukrainë. /Shqip.com