Sport Shqiptar

Kuka dhe Gjakova përfaqësojnë Kosovën në Taxhikistan

Kosova do të përfaqësohet me Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën në garën Grand Prix që do të zhvillohet në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.

42 shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e në total do të garojnë 313 atletë.

Të gjitha përballjet për medalje, do të transmetohen në kanalet e sportit në Artmotion, duke filluar nga dita e premte 2 qershor, për të vazhduar të shtunë dhe të dielën.

Loriana Kuka garon në 70kg, kurse Akil Gjakova në 73kg.

/Shqip.com