Sport Shqiptar

Kuka: 9 medalje të arta, befasi edhe për mua

Tetë medalje të arta individuale dhe një ekipore si dhe shumë te tjera të argjendta e të bronzta ishte bilanci që xhudistët kosovarë e arritën në Kampionatin Ballkanik të xhudos që u zhvillua më dy dhe tre shtator në Pejë.

Shkëlqimi i xhudistëve si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Luara Fazliu e të tjerë edhe ishte pritur, por befasia erdhi edhe nga shumë xhudistë të rinj.

Një sukses kaq të madh, xhudistja Nora Gjakova thotë se e kishin pritur. Ajo deklaroi se ishin përgatitur për t’i fituar këto medalje.

Ajo shtoi se tani synimi i radhës është të arrijnë suksese në Kampionatin Evropian të Xhudos që po ashtu do të mbahet në Kosovë në muajin dhjetor të këtij viti

I befasuar nga numri i madh i medaljeve të arta u shpreh edhe vet trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka. Ai tha për KP se kishte pritur katër ose pesë medalje të arta.

Zhvillimi i luftërave si vendas, Kuka tha si ia ka motivuar tej mase xhudistët të cilët treguan luftëra të forta përballë rivalëve të tyre.

Pas Kampionatit Ballkani, Kosova do ta organizojë edhe Kampionatin Evropian të Xhudos që do të zhvillohet në muajin dhjetor.

/Shqip.com