Lajme

Kujtim Shala merr vërejtje pasi shau në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala është dëgjuar teksa ka sharë në Kuvendin e Kosovës.

Por, lidhur me këtë, kryekuvendari Glauk Konjufca e ka njoftuar se në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës, duhet të iu jepet një vërejtje.

“Me duhet ta ngrisë një çështje sipas Rregullores së Kuvendit lidhur me nënkryetarin Kujtim Shala. Z.Shala të gjitha faktet tregojnë se ju keni përdorur një gjuhë joparlamentare por pa mikrofon dhe për këtë, rregullorja me obligon që të iu japim një vërejtje për këtë shkelje. Për këtë thotë pastaj nëse deputeti kërkon që të jep shpjegime për këtë, atëherë i jepet fjala në përfundim të seancës plenare të jep ndonjë shpjegim për këtë nëse ka nevojë, nëse jo atëherë vazhdojmë”, tha Konjufca.

Kurse, Shala përgjigjet duke i thënë “Ma dërgoni vërejtjen me postë”.

/Shqip.com