Lajme

Kuçi: Urime dita e Kushtetutës të gjithë qytetarëve të Kosovës përveç Arbërie Nagavcit

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

“Urime dita e Kushtetutës të gjithë qytetarëve të Kosovës përveç Arbërie Nagavcit”, ka shkruar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

Kuçi në llogarinë e saj në Facebook ka shpërndarë një fotografi për nderë të 9 prillit, Ditës së Kushtetutës.

Ky postim i Kuçit është ndërlidhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të Komunës së Kamenicës për riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës më 2019, që ishte iniciuar përmes vendimit të kryetarit të komunës me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Por, me pakënaqësinë e disa prindërve të nxënësve të afektuar që refuzuan zbatimin e vendimeve të komunës, më 2021 MASHTI formoi një komision për vlerësimin e mosvijueshmërisë së mësimit nga ana e 441 nxënësve, ku kishte rekomanduar që për të adresuar situatën, MASHTI dhe Komuna duket: (i) ndërmarrin veprime të harmonizuara; dhe (ii) të themelojnë grup punues për analizimin e situatës në shkolla.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku ka thënë se si qeveria e kanë obligim që të sigurojmë vijimin e shkollës për të gjithë nxënësit dhe nuk mund të lejojmë që ata të bëhen peng i mosmarrëveshjeve në mes të Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë.

“Me marrjen e vendimit për mësim të përshpejtuar, 441 fëmijë në Komunën e Kamenicës  janë rikthyer në bankat shkollore pas më shumë se 7 muajve. Rreth 100 nxënës të fshatit Busavatë për dy vite nuk kanë vijuar mësimin. Kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, është papërgjegjësi, është e patolerueshme dhe e pafalshme”, ka shkruar Nagavci.

Lexo edhe:
Reagon Nagavci pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Vendimin do ta analizoj me kujdes

Ndërsa nga ana tjetër rreth këtij vendimi, ish-kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kjo pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe ka hedhur poshtë vendimin e MASHTI-t për arsim alternativ të përshpejtuar në këtë komunë, duke vlerësuar se nuk është në përputhje me ligjin.

Kastrati ka thënë se me këtë Gjykata Kushtetuese e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën tonë: Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim.

Lexo edhe:
Kastrati kërkon dorëheqjen e Nagavcit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ndërsa, 14-vjet më parë është bërë miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovë.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008./Shqip.com

Lexo edhe:
14 vjet nga Kushtetuta e Kosovës