Lajme

Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka për protestën e së shtunës.

Ajo u shpreh se thirrja kryesore e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit, Albin Kurti.

“Protesta e së shtunës, e thirrur nga ne, pra e datës 25 mars në ora 14:00, thirrja kryesore e protestës është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti. Këtë e kemi shoqëruar edhe aksione simbolike gjithë këtë kohë, duke marrë parasysh që dy vjet, nga qershori 2021, prej dokumentit të Catherine Ashton e tutje, kemi thënë se po shkojmë rrugës së Asociacionit, e deri tek fakti që kryeministri Kurti është mandatuar dhe i ka fituar votat duke e kundërshtuar këtë marrëveshje”, u shprehu Kuçi.

Disa ditë më parë, Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj u ka dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve opozitarë.

Partia Social Demokrate e Kosovës gjatë ditës së djeshme përmes një aksioni simbolik e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, “Albin Zajdenica”.

Ata kanë shkruar parullën “Albin Zajedinica” në disa pjesë të qytetit të Prishtinës.

Protesta e PSD-së do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 14:00.

/Shqip.com