Lajme Botë

Kuba voton pro legalizimit të martesave të seksit të njëjtë

Rreth 2/3 e popullsisë votuan për të miratuar reformat për të legalizuar martesat  në mes sekseve të njëjta në Kuba.

Siç raporton BBC, po ashtu është kërkuar që të lejohen shtatzënitë zëvendësuese e po ashtu edhe çifteve homoseksualë të drejtën për të birësuar fëmijë.

Megjithatë, ka pasur kundërshtim të konsiderueshëm ndaj reformave midis grupeve fetare dhe konservatorëve.

Qeveria e Kubës kishte mbështetur ndryshimin e ligjit dhe zhvilloi një fushatë mbarëkombëtare duke u kërkuar njerëzve ta miratonin atë.

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, tha se priste që shumica e popullsisë të votonte pro dhe se kodi i ri pasqyronte diversitetin e njerëzve, familjeve dhe besimeve.

Presidentja e këshollit zgjedhir Alina Balseiro tha për televizionin shtetërorë se rezultatet paraprake treguan një prirje të prej 66 për qind në favor të reformës kurse, Ligji kërkonte vetëm 50 për qind në mënyrë që të miratohet.

Reformat ishin kulmi i përpjekjeve të aktivistëve të të drejtave të homoseksualëve në Kubë.

Qëndrimet zyrtare ndaj homoseksualitetit në ishullin e drejtuar nga komunistët kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit, pjesërisht falë përpjekjeve të vajzës së ish-udhëheqësit Raul Castro, Mariela.

Në pjesën e hershme të sundimit të liderit komunist Fidel Castro pas revolucionit të vitit 1959, burrat dhe gratë homoseksuale u dërguan në kampe pune për “riedukim” të supozuar.

Megjithatë, shumë në Kubë ende e kundërshtojnë hapin, duke përfshirë kisha ungjillore dhe konservatorë të tjerë jofetarë.

Pjesë të opozitës gjithashtu bënë fushatë për një votë “jo”, duke u kërkuar kubanezëve të shfrytëzonin një mundësi unike për t’i dhënë qeverisë komuniste të vendit një humbje në votime.

Referendumi vjen gjithashtu gjatë një krize serioze energjetike, e cila ka çuar në ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike duke prekur miliona njerëz në të gjithë ishullin./Shqip.com