Lajme

Kuba fillon vaksinimin e fëmijëve mbi 2-vjeç

Vaksinimi i fëmijëve në Kubë

Kuba ka filluar të vaksinojë fëmijët mbi moshën dy-vjeçare kundër COVID-19, si përpjekje për t’i kthyer fëmijët përsëri në klasa, transmeton Shqip.com.

Teksa vendet tjera kanë thënë se përfundimisht do të vaksinojnë fëmijët, Kuba besohet të jetë e para që u dha vaksinat fëmijëve të vegjël.

Gjtë gjithë pandemisë, shumica e klasave me pjesëmarrje fizike janë pezulluar në ishull, teksa në vend që të shkojnë në shkollë, fëmijët shikojnë programe educative në televizor për orë të tëra çdo ditë.

Kuba, kryesisht është e përqendruar kryesisht në zhvillimin e vaksinave të veta, në vend që të varet nga vendet e tjera.

Shkencëtarët vendas thonë se vaksinat e bëra nga Kuba janë të sigurta dhe efektivem por deri më tash kanë dhënë pak të dhëna për vëzhguesit e jashtëm, kurse qeveria ka thënë se do të kërkojë miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinat e saj, raporton CNN.

Sipas Ministrisë kubane të Shëndetësisë, deri më tash mbi katër milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, kurse për fëmijë nuk është dhënë ndonjëshifër./Shqip.com