Sport Shqiptar

Kualifikimet për Kampionatin Evropian: Përfundon ndeshja Kosovë – Rumani

Kosova U17 në konkurrencën e femrave në volejboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Evropian.

Vashat e reja të Kosovës që drejtohen nga trajneri Donald Suxho, të mërkurën në Ankara të Turqisë, pësuan disfatë në ndeshjen e parë të Grupit B nga Rumania U17 me rezultatin 3:0 në sete.

Setin e parë, rumunet e fituan me rezultatin 25:17, ndërsa të dytin 25:16. Seti i tretë u vendos fare në fund. Kosova U17 u kthye në lojë, por nuk e pati përqendrimin e duhur, dhe në fund u mposht 25:22.

Megi Bislimi dhe Blerina Begaj të Kosovës patën nga 11-të pikë të realizuara secila dhe ishin më të suksesshmet e këtij dueli. Bianca Gabriela e Rumanisë realizoi 10 pikë. Ndeshjen e radhës, Kosova U17 e zhvillon kundër Bullgarisë të enjten.

Turqia është nikoqire e këtij grupi. Bullgaria dhe Rumania prinë në Grupin B me nga tri pikë.

Bullgaria më herët gjatë ditës së mërkurë, fitoi ndaj Moldavisë 3:0 në sete po ashtu.

/Shqip.com