Sport Shqiptar

Ku u “zhduk” Valon Behrami?

Valon Behrami

Sezonën e kaluar, Valon Behrami ishte pjesë e Bresicas, në Serie B

I zhvilloi pesë ndeshje për këtë skuadër dhe nuk e vazhdoi kontratën.

Ish-bashkëlojtari i tij,  Flavio Bianchi e kishte postuar një letër përshëndetëse për Behramin – duke e bërë të ditur se është tërhequr nga futbollit.

Ama, nga Valoni nuk ka pasur asnjë deklarim në publik lidhur me këtë çështje.

Gjatë karrierës së tij të bujshme ai ka luajtur edhe në ekipe si Lacio, Napoli, Fiorentina, Hamburger, Watford e shumë të tjera.

Nuk dihet nëse kjo “aventurë” në Serie B – do jetë e fundit për të, apo do vazhdojë të jetë aktiv edhe në të ardhmen.

Behrami ka qenë për shumë vite edhe pjesë e kombëtares zvicerane – por ishte pensionuar pas Kampionatit Botëror në Rusi, në vitin 2018./Shqip.com