Sport Ndërkombëtar

Ku tash – “El Pistolero”?

Luis Suarez

Luis Suarez do t’i ndajë rrugët me Nacional – në fund të muajit tetor.

Këtë e konfirmoi – presidenti i klubit uruguain, Jose Fuentes.

“El Pistolero” më pas do d’i bashkohet kombëtares së Uruguait – për Kampionain Botëror “Katari 2022”.

Por, çfarë fanelle do të djersitë ai – pas Kupës së Botës?

Në Twitter – janë bërë shumë pastime nga tifozët e Liverpoolit – të cilët duket që ndjejnë nostalgji – për ish-sulmuesin e tyre.

Suarez – kishte shënuar 82 gola me “The Reds” – duke qenë “ankth” për qendërmbrojtësit – ani pse titullin e Premierligës nuk e fitoi dot.

Një rikthim i tij në ishull – do ishte diçka ikonike, ama nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim – nga klubi anglez.

Luis – ka zhvilluar tetë ndeshje – në këtë sezon me Nacional – teksa ka shënuar katër gola.

Paraprakisht – 35 vjeçari ishte pjesë e Atletico Madrid – skuadër me të cilin e fitoi La Ligën./Shqip.com