Sport Ndërkombëtar

Ku tash – Cavani?

Edinson Cavani

Rrugët me Manchester United i ka ndarë.

Por, ende është pa skuadër.

Edinson Cavani vazhdon të mbetet lojtar i lirë.

Sulmuesi uruguain nuk ka arritur asnjë marrëveshje – ani pse ishte i lidhur me transferime te shumë skuadra në Evropë.

“El Matador” është përballur me shumë lëndime në vitet e fundit – dhe i është zbehur shkëlqimi.

Në sezonën e fundit i zhvilloi vetëm 15 ndeshje me “Djajtë Kuq” – teksa realizoi dy gola dhe pati një asistim.

Cavani – tashmë ka 35 vjet në supe. /Shqip.com