Ku mbeti Valon Behrami?

Nuk është pensionuar ende.
Ani pse është 37 vjeçar dhe se ka shkëlqimin e dikurshëm.
Valon Behrami – vazhdon të jetë futbollist aktiv.
Mesfushori me pasaportë zvicerane – ishte bërë pjesë e Brescias – në merkaton e janarit, skuadër që garon në Serie B.

Përvoja e madhe që ka në supe dhe aventurat e shumta – në futbollin italian – priten të jetë një ndihmesë e madhe për Brescian.
Kjo skuadër e mbylli kampionatin në vendin e pestë në tabelë.
Behrami – paraprakisht ishte pjesë e Genoas, ku i kaloi dy vite.

Gjatë karrierës së tij të bujshme ai ka luajtur edhe në ekipe si Lacio, Napoli, Fiorentina, Hamburger, Watford e shumë të tjera.
Nuk dihet nëse kjo “aventurë” në Serie B – do jetë e fundit për të, apo do vazhdojë të jetë aktiv edhe në të ardhmen.
Behrami ka qenë për shumë vite edhe pjesë e kombëtares zvicerane – por ishte pensionuar pas Kampionatit Botëror në Rusi, në vitin 2018./Shqip.com